Si funksionon udhëzimi i higjienës online?
  1. Ju nevojitet një dokument identifikimi i vlefshëm dhe një lidhje e qëndrueshme me internetin.

    Në momentin e takimit të planifikuar për udhëzimin, fillimisht duhet të kryhet një identifikim me video, për t'u siguruar që ju jeni personi i regjistruar për këtë takim (autentifikimi).

    Për këtë qëllim, ne ju ofrojmë mundësinë e përshtatshme për të përdorur shërbimin “tzg Video-Ident” drejtpërdrejt përmes faqes së internetit https://legi.gotzg.de ose përmes aplikacionit për IOS ose Android.
    Hapni “tzg Video-Ident” siç përshkruhet më sipër, 15 minuta para takimit të planifikuar për udhëzimin. Vendosni kodin e identifikimit që keni marrë me e-mail pas regjistrimit tuaj. Mbajeni gati dokumentin tuaj të identifikimit. Tani ndodheni në zonën e pritjes së “tzg Video-Ident” dhe verifikimi i identitetit do të kryhet përmes një video-thirrjeje. Nëse në momentin e takimit nuk ndodheni në zonën e pritjes së aplikacionit, ne nuk do të vendosim më kontakt me ju (shihni seksionin për mungesën në takim në konfirmimin e regjistrimit).

    Në rast të përdorimit të mjeteve të komunikimit FaceTime (Apple), Ginlo ose Signal për identifikimin me video:
    Shkarkoni në kohë aplikacionin në telefonin tuaj celular para takimit të planifikuar për udhëzimin. Në kohën e caktuar të takimit (+/- 15 minuta), do të kontaktoheni përmes një video-thirrjeje nga një punonjës / një punonjëse e Qendrës së Teknologjisë Glehn (Technologiezentrum Glehn). Mbajeni gati dokumentin tuaj të identifikimit. Nëse pas tre përpjekjeve për t'ju telefonuar nuk mund të kontaktoheni, nuk do të vendosim më kontakt me ju (shihni seksionin për mungesën në takim në konfirmimin e regjistrimit).

    Tregoni dokumentin tuaj të identifikimit para kamerës dhe shikoni në kamerë.

  2. Për të filluar udhëzimin, ju lutemi hapni lidhjen e mëposhtme në smartphone ose PC tuaj duke klikuar mbi të: https://gotzg.de. Ne do t'ju shpjegojmë shkurtimisht procesin e mëtejshëm.

  3. Më pas, ju merrni të dhënat tuaja të aksesit (kodi i pjesëmarrësit) për udhëzimin dhe mund të zgjidhni, se në cilën gjuhë dëshironi ta kryeni udhëzimin. Qëndroni deri në fund të udhëzimit në gjuhën e zgjedhur. Gjuhët e huaja paraqiten pjesërisht me titra në filmin e udhëzimit në gjuhën gjermane.

  4. Tani gjithçka që ju duhet të bëni është të klikoni në mënyrë aktive dhe të miratoni pëlqimet për mbrojtjen ligjore të të dhënave respektivisht shpjegimet për udhëzimin. Më pas mund të merrni pjesë në udhëzim.

  5. Ky fillon me filmin udhëzues prej rreth 20 minutash. Shikojeni filmin deri në fund.

  6. Në fund lexoni me vëmendje broshurën deri në fund për udhëzimin.

  7. Pas udhëzimit është e detyrueshme pjesëmarrja në një test. Tetë pyetjet i referohen filmit dhe broshurës. Ka gjithnjë vetëm një përgjigje të saktë. Testi mund të përsëritet në rast nevoje.

  8. Duke përfunduar jepni një deklaratë për ndalimin e aktivitetit* në kuadër të ligjit për mbrojtjen nga infektimi.

  9. Në rastin e pyetjeve për udhëzimin sipas nenit 43 IfSG ose për përmbajtjen e videos së udhëzimit kontaktoni nëpërmjet emailit në adresën ifsg@tzg.online.

  10. Në përfundim ekziston mundësia, për të vlerësuar udhëzimin online. Ne gëzohemi për Feedbackun tuaj!

  11. Vërtetimin mund ta shkarkoni dhe ta printoni më pas në sistem. Si alternativë ai ju dërgohet nëpërmjet emailit.